• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Rreth shkollës

Në shkollën fillore komunale “Kongresi i Manastirit” në f. Llopate në Kumanovë mësimin e ndjekin 488 nxënës (18 nxënës Maqedonas dhe 259 nxënës Shqiptar).

Shkolla është multietnike andaj mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Shkolla ka përvojë në organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore në sekcione të ndryshme: korri i shkollës, orkestrën shkollore, sport, matematikanët e rinj, biologët e rinj, fizikantët e rinj, gjuhë angleze, artin dhe aktivitetet kulturore, letërsinë, dramën dhe seksionet e artit.

Përmes zbatimit të aktiviteteve interkulturore (të karakterit jashtëmësimor), shkolla përmirëson cilësinë e mësimdhënies dhe marrëdhëniet ndëretnike. Me mbështetje nga Qendra për dialog Nansen në Shkup shkolla çdo muaj zhvillon me sukses aktivitete të projektit dhe ndërton marrëdhënie pozitive në komunitetin më të gjerë përmes arsimit të integruar.

Personeli i shkollës është veçanërisht i interesuar në nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë midis nxënësve, respektimit të dallimeve midis nxënësve maqedonas dhe shqiptar, promovimit të miqësisë dhe tolerancës, përfshirjes së prindërve në aktivitete të ndryshme dhe mbështetjes së bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë.