• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Pranë lumit

Më 10 maj 2019, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin ditor “Pranë lumit” nga tema mujore “Pranvera në vendin tim” në kuadër të Eko sekcionit të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.Me qëllim që të krijohet atmosferë e këndshme pune, aktiviteti filloi me një lojë hyrëse. Aktiviteti vazhdoi me punë në grupe në të cilat nxënësit bënë elemente të mjedisit pranë lumit. Punimi në të cilin ishin paraqitur mjedisi i pastër dhe i papastër pranë lumit, u ekspozua në koridorin e shkollës.Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e kureshtjes së fëmijëve për studimin dhe hulumtimin e fenomeneve natyrore, inkurajimi i nxënësve për ndjekje të pavarur të ndryshimeve në natyrë, stimulimi i klimës pozitive në grup si dhe sensibilizimi i nxënësve për më shumë mënyra të mundshme për shfrytëzimin e materialeve të mbeturinave në amvisëri.

Lule më lule

Më 20 mars 2019, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin ditor “Lulishte” nga tema mujore “Lule më lule” në kuadër të Eko sekcionit të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojë hyrëse të cilin nxënësit e luajtën në çifte dhe përmes kësaj ata zbuluan temën e aktivitetit. Pastaj, nxënësit të ndarë në grupe krijuan lule të shumëllojshme, duke shfrytëzuar letra me ngjyrë, kollazh dhe pjata plastike.

Qëllimi i aktivitetit është nxitja e nxënësve për ndjekje të pavarur të ndryshimeve në natyrë, zgjerim i përvojës së fëmijëve për paraqitjet në natyrë si dhe perceptimi i lidhshmërisë midis tyre, sensibilizimi i nxënësve për mënyrat e shumta për të shfrytëzuar materialet nga mbeturinat në shtëpi, si dhe nxitja e origjinalitetit dhe kreativitetit tek fëmijët gjatë krijimit të produkteve të reja me materiale të plastikës.

Lojëra me qelq

Më 21 shkurt 2019, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin ditor “Shishe qelqi” nga tema mujore Lojëra me qelq në kuadër të Eko sekcionit të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Për të krijuar atmosferë të këndshme pune, aktiviteti filloi me lojë. Pastaj, nxënësit të ndarë në grupe, zbukuruan shishe qelqi sipas dëshirës së tyre.

Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të fantazisë fëmijërore dhe potencialit kreativ, nxitjen e nxënësve për të përdorur në mënyrë aktive termet e mësuara në të folurit e përditshëm, krijimin e shprehisë për hedhjen e drejtë dhe të sigurtë të mbeturinave të qelqit si dhe përkrahjen e shprehisë së punës për mirëmbajtje të rregullt të shtëpisë familjare.

„Kafshët e pyllit“

Më 26 nëntor 2018, mësueset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin me temë: Vjeshta në vendin tim, përmbajtja: „Kafshët e pyllit“ në kuadër të Eko sekcionit nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit të ndarë nëpër grupe vërejnë ndryshimet te bota bimore dhe shtazore gjatë stinës së vjeshtës. Ata për realizimin e këtij aktiviteti shfrytëzuan gjethe të ndryshme, mjete dhe materiale didaktike dhe paraqitën kafshë të ndryshme duke bërë dallimin e tyre.

Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e potencialit krijues dhe kreativ, vetëdijesimin për ndryshimet që ndodhin te bota bimore dhe shtazore me ardhjen e vjeshtës, njohjen e kafshëve të pyllit gjë që e dëshmuan me punimet e tyre finale.

„ Gështenjëzat“

Мë 25 tetor 2018, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti,bashkë me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetinditor„Gështenjëzat“ nga tema mujore „Frytet vjeshtore“ në kuadër të Eko sekcionit nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit të ndarë nëpër grupe shfrytëzuan materiale të ndryshme që gjenden në natyrë dhe materiale shkollore. Me kombinimin e tyre modeluan forma interesante duke kuptuar kështu dallimin mes natyrës së gjallë dhe jo të gjallë. Gjatë kryerjes së aktivitetit, bashkëpunuan duke shkëmbyer mjetet dhe materialet e punës si dhe duke ndihmuar njëri – tjetrin.

Qëllimi i këtij aktiviteti është nxitja e potencialit kreativ, bashkëpunimit konstruktiv, përforcimi i interakcionit mes fëmijëve si dhe ndjenja e përkatësisë në grup.

Lulet e majit

Më 16 maj 2018, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Lulet e majit” në kuadër të Eko-sekcionit.

Qëllimet e aktivitetit jashtëmësimor ishin:

nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm reciprok në grup dhe në tandem;
kultivimi i një klime pozitive socio-emocionale në grup;
inkurajimi i nxënësve për komunikim joverbal në një mjedis dygjuhësor;
përforcimi i vetëbesimit të nxënësve;
promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë së fëmijëve;
zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave të grupit;
inkurajimin e nxënësve që të monitorojnë në mënyrë të pavarur ndryshimet në natyrë, si dhe regjistrimin e tyre të kujdesshëm në pikture;
zgjerimi i përvojës së fëmijëve për ngjarjet në natyrë, si dhe perceptimi i ndërlidhjes së tyre.

Gjatë aktiviteteve, nxënësit së bashku punuan dekorime pranverore me lule.

Paradë prilli

Më 3 prill 2018, mësimdhënëset Daniella Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin me titull “Paradë prilli”. Qëllimet e aktivitetit ishin:
– Diskutimi i ndërlidhjes mes botës bimore dhe shtazore;
– Inkurajimi i sjelljes së kujdesshme ndaj kafshëve;
– Inkurajimi i atmosferës pozitive në grup;
– Inkurajimi dhe përkrahja e bashkëpunimit mes fëmijëve;
– Inkurajimi i kujtesës dhe miratimi i fjalëve në gjuhën jo-amtare;
– Zhvillimi i fantazisë dhe potencialit kreativ të fëmijëve.

“Përgatisim 3 banka me materiale pune në klasë. Maskat janë paraprakisht të përgatitura nga mësueset në fleta të bardha. Nxënësit zgjedhin maskat me zgjedhje të rastësishme, pasi që maskat janë të kthyera nga ana e kundërt ndërsa zgjedhin. Nxënësit ngjyrosin maskat me ngjyra druri dhe ngjesin pambuk ose pej, më pas i prejnë dhe lidhin ato me fijet e perit. Pasi të përfundojnë, nxënësit vendosin maskat në fytyrë ndërsa mësueset i ndihmojnë ti lidhin. Në përfundim të aktivitetit nxënësit kryejnë lëvizje dhe imitime sipas maskave të tyre. Maskat ngjiten në një hamer të bardhë dhe secili nxënës shkruan emrin e tij pranë maskës” D. Stefanovska dhe H. Memeti.

Buqetë me lule

Më 12 mars 2018, mësueset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin “Buqetë me lule” në suaza të Eko-sekcionit. Qëllimet e aktivitetit ishin:

Sportet dimërore

Më 21 shkurt 2018, mësimdhënëset Merlin Stojanovska dhe Zejnepe Bajrami realizuan aktivitetin e planifikuar të projektit me nxënësit në suaza të Eko sekcionit dhe temës mujore “Përjetimet dimërore”. Qëllimet e aktivitetit ishin: thellimi i njohurive dhe interest të nxënësve për sported dimërore; nxitja e kreativitetit tek fëmijët për punime me materiale të ndryshme si dhe zhvillimi i klimës pozitive dhe nxitja e bashkëpunimit të ndërsjellë në grup.

Dimri polar – Iglo eskimeze

Më 15 shkurt 2018, mësimdhënëset Merlin Stojanovska dhe Zejnepe Bajrami realizuan aktivitetin e planifikuar të projektit me nxënësit. Qëllimet e aktivitetit ishin: thellimi i njohurive dhe interesimi për zonat polare, kafshët të cilat jetojnë në polin verior (ariu polar, pinguinët, fokat, delfinët); nxitja e kreativitetit tek fëmijët për punime me materiale të ndryshme si dhe zhvillimi i klimës pozitive dhe nxitja e bashkëpunimit të ndërsjellë në grup.