
Më 16 maj 2018, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Lulet e majit” në kuadër të Eko-sekcionit.
Qëllimet e aktivitetit jashtëmësimor ishin:
- nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm reciprok në grup dhe në tandem;
- kultivimi i një klime pozitive socio-emocionale në grup;
- inkurajimi i nxënësve për komunikim joverbal në një mjedis dygjuhësor;
- përforcimi i vetëbesimit të nxënësve;
- promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë së fëmijëve;
- zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave të grupit;
- inkurajimin e nxënësve që të monitorojnë në mënyrë të pavarur ndryshimet në natyrë, si dhe regjistrimin e tyre të kujdesshëm në pikture;
- zgjerimi i përvojës së fëmijëve për ngjarjet në natyrë, si dhe perceptimi i ndërlidhjes së tyre.
Gjatë aktiviteteve, nxënësit së bashku punuan dekorime pranverore me lule.