Më 26 nëntor 2018, mësueset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin me temë: Vjeshta në vendin tim, përmbajtja: „Kafshët e pyllit“ në kuadër të Eko sekcionit nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Nxënësit të ndarë nëpër grupe vërejnë ndryshimet te bota bimore dhe shtazore gjatë stinës së vjeshtës. Ata për realizimin e këtij aktiviteti shfrytëzuan gjethe të ndryshme, mjete dhe materiale didaktike dhe paraqitën kafshë të ndryshme duke bërë dallimin e tyre.
Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e potencialit krijues dhe kreativ, vetëdijesimin për ndryshimet që ndodhin te bota bimore dhe shtazore me ardhjen e vjeshtës, njohjen e kafshëve të pyllit gjë që e dëshmuan me punimet e tyre finale.