• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

„ Gështenjëzat“

Мë 25 tetor 2018, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti,bashkë me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetinditor„Gështenjëzat“ nga tema mujore „Frytet vjeshtore“ në kuadër të Eko sekcionit nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit të ndarë nëpër grupe shfrytëzuan materiale të ndryshme që gjenden në natyrë dhe materiale shkollore. Me kombinimin e tyre modeluan forma interesante duke kuptuar kështu dallimin mes natyrës së gjallë dhe jo të gjallë.  Gjatë kryerjes së aktivitetit, bashkëpunuan duke shkëmbyer mjetet dhe materialet e punës si dhe duke ndihmuar njëri – tjetrin.

Qëllimi i këtij aktiviteti është nxitja e potencialit kreativ, bashkëpunimit konstruktiv, përforcimi i interakcionit mes fëmijëve si dhe ndjenja e përkatësisë në grup.